Një 51-vjeçar u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit me qëllim ekstradimin në Maqedoni pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
51-vjeçari me iniciale N.A., banues në Maqedoninë e Veriut akuzohet nga autoritetet maqedonase për grabitje.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare e Shkupit, më datë 01.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Grabitja”.
Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Maqedoninë e Veriut.