-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia kërkon hetime nga SHBA-ja dhe Rusia për topin zanor

Kryesoret

Kryeministri në dorëheqje i Serbisë, Millosh Vuçeviç tha se i ka dërguar një kërkesë Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara dhe Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), për të kryer hetime të pavarura nëse është përdorur ose jo topi zanor në protestën e 15 marsit në Beograd.

Duke folur për Televizionin Pink të Serbisë, Vuçeviç tha se i ka nënshkruar zyrtarisht dokumentet dhe se, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, përkatësisht ambasadave serbe në Uashington dhe Moskë, ua ka dërguar kërkesat shërbimeve të sigurisë së këtyre vendeve.

“Me përgjegjësinë më të madhe mund të them se, më 15 mars, në asnjë lokacion, nuk është përdorur topi zanor apo diçka e ngjashme. Asnjë urdhër nuk është lëshuar për të dhe askush nuk e ka parë atë pajisje. Është e pamundur të mos ketë lëndime shëndetësore në momentin që përdoret ajo pajisje. Ajo shkakton pasoja të menjëhershme”, tha Vuçeviç.

Ndërsa më herët Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se ministri Ivica Daçiç i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së Kash Patel duke e ftuar të ndihmojë në një analizë në fushën e përdorimit të pajisjeve që lëshojnë valë zanore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit