13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtëpi bari në Laknas, arrestohen dy vëllezërit dhe një punonjës i OSHEE-së

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezërit Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç, të cilët kultivonin kanabis në ambiente të mbyllura.

Gjatë operacionit të koduar “Llamba”, u identifikua një banesë, në fshatin Laknas, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku për rritjen e tyre ishin instaluar pajisje ndriçimi dhe ventilimi, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan 20 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Ndërsa janë proceduar penalisht babai i dy vëllezërve Z.M., 66 vjeç pasi dyshohet se kishte dijeni në këtë dhe nuk ka treguar. Gjithashtu u arrestua edhe punonjësi i OSHEE-së 29-vjeçari me iniciale E.P., për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit