Lista e Kombëtares U-21 ka pësuar ndryshime. Tre lojtarë janë larguar nga grumbullimi, për shkak të problemeve fizike.
Fillimisht shfaqën probleme Gjergji Kote dhe Ledjo Tresa, ndërsa së fundmi të njëjtin fat ka pasur edhe sulmuesi Kevin Zefi, i cili u largua gjithashtu nga grumbullimi.
Nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi do të vendosen dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Renaldo Torraj dhe Jordi Jakun.
Shqipëria U-21 do të luajë dy miqësore, ndërsa Greqisë dhe Luksemburgut. Të enjten, ekipi kuqezi do të udhëtojë drejt shtetit helen, aty ku më 21 Mars, do të përballen me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00.