Mëngjesin e sotëm një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në liqenin e Mushqetasë afër banesës së tij. Sipas policisë 40-vjeçari I.V., dyshohet se është vetëmbytur.
Ai ishte larguar nga banesa që në datën 14 mars dhe nuk ishte kthyer më. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.