Një zjarr ka shpërthyer në zonën moçalore të fshatit Rrilë në Lezhë, duke rrezikuar përhapje të mëtejshme për shkak të erës së fortë.
Forcat zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë për të vënë situatën nën kontroll, por kushtet atmosferike kanë vështirësuar operacionin.
Aktualisht, nuk raportohet për dëme në banesa apo rrezik për banorët, por autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të raportojnë çdo vatër të re zjarri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.