14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bastiset Ministria e Bujqësisë

Kryesoret

Mediat në Kosovë raportojnë se policia ka bastisur të enjten Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që drejtohet nga Faton Peci, pas raportimit për pagesën e 66 mijë eurove për heqjen e mobilieve nga ndërtesa që më parë shfrytëzohej nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Prokuroria Speciale ka njoftuar se hetimet janë autorizuar nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të provave për të sqaruar rrethanat e çështjes.

Zyrtarët e Ministrisë, sipas njoftimit, dyshohen për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit