Një aksident i tmerrshëm ndodhi në Fushë-Arrëz ku si pasojë e përplasjes me një betoniere humbën jetën 4 të rinjtë.
Makina pasi u përplas ka marrë flakë dhe si pasojë u dogjën shoferi dhe tre pasagjerët në makinë.
Katër të rinjtë janë Enejdi Laçi, Erildi Laçi që janë dy vëllezër, si dhe Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.
Ndërsa shoferi i betonieres Aleksandërr Krrashi është shoqëruar për në komisariat. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.