-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Tentativë vrasje dhe mashtrim me TVSH, ekstardohen në Shqipëri dy persona

Kryesoret

40-vjeçari Bashkim Koçi i lindur në Burrel u ekstradua nga Athina. Ai në 1 qershor të 2023 në lagjen “Partizani” në Burrel gjatë një konflikti ka tentuar që të vrasë A.T. dhe si pasojë ky i fundit është lënduar rëndë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit.

Gjithashtu u ekstradua nga Italia edhe 53-vjeçari Salvatore Cascino pasi akuzohet se në bahskëpunim me dy persona të tjerë kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare.

Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës këto kompani gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20

765 411 lekë.
Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 25.07.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit