Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social po u përgjigjet pyetjeve live të komentuesve dhe shprehet se me 11 maj shqiptarët duhet të votojnë për negociata në mënyrë që të mbyllen në 2027.
“Nuk ka rëndësi se kur mbaron mandati mua por rëndësi ka që në 2027 mbyll negociatat. Me 11 maj të gjithë duhet të bazohen te negociatat. Një mijë vet në zyrat e shtetit shqiptar punojnë për negociata janë 40 zyra që punojnë për negociata dhe ata duhet të garantojnë që negociata mbyllen në 2027. Ne do të bëjmë të gjitha detyrat që në negociata të mbyllen në 2027. Kjo shkon në 27 Parlamente që ngrejnë dorën për të hyrë në BE dhe do duartrokasin. Historinë sot me 11 maj çdo shqiptar mund të jap një dorë që vazhdon puna. PS është në kohë e duhur , forca e duhur në kohën e duhur. Për të mbyllur një histori suksesi.”, shprehet Rama.