Policia e Lushnjës ka arrestuar 41-vjeçarin Pëllumb Zako banues në fshatin Krutje. Ai dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur lehtë me thikë një 27-vjeçar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.