Pas një bisedë telefonike me Zelenskyn, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA do të nënshkruajë shumë shpejt një marrëveshje me Ukrainën për mineralet dhe burimet natyrore.
Ai theksoi rëndësinë e tokave të pasura me minerale të rralla në Ukrainë dhe u shpreh optimist për përfundimin e luftës, duke thënë se SHBA është duke ecur mirë me Ukrainën dhe Rusinë në këtë drejtim.
“Një nga gjërat që po bëjmë është nënshkrimi i një marrëveshjeje, shumë shpejt, në lidhje me tokat e rralla me Ukrainën që kanë vlerë të jashtëzakonshme”, tha Trump.