-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

10-vjetori i Urgjencës Kombëtare, Rama dhe Koçiu theksojnë arritjet dhe investimet

Kryesoret

Shërbimi Kombëtar i Urgjencës shënoi 10 vjetorin e transformimit të tij, duke u bërë një shërbim bashkëkohor dhe efikas që ka realizuar mijëra misione jetëshpëtuese.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Albana Koçiu përshëndetën arritjet, duke theksuar përmirësimin e kapaciteteve, flotën e autoambulancave dhe rritjen e pagave për mjekët e urgjencës.

Gjithashtu, Rama theksoi se “tanimë Urgjenca Kombëtare ka fituar të gjithë autoritetin e fakteve, e provës së madhe të eficencës së saj dhe nuk kemi arsye që të gjithë sistemin e autoambulancave dhe trupave që janë në territor, të gjithë sistemin e koordinimit të Urgjencës të mos e përqendrojmë tërësisht te Urgjenca Kombëtare duke mos lënë më spitalet dhe strukturat e tjera që të futen në mes sepse është një hallkë e tepërt. Sa më shumë hallka të tepërta të kemi, aq më shumë kërcënohet misioni, qoftë i Urgjencës, qoftë i Zjarrfikëseve, qoftë i emergjencave civile qoftë dhe vet i Policisë së Shtetit. Prandaj dhe në këtë aspekt meqë këtu janë drejtuesit e tjerë ne duhet të shkojmë një hap tutje dhe duhet t’i bashkojmë të tëra këto. Natyrisht këto janë struktura që do funksionojnë pavarësisht nga njëra tjera por ama të gjitha thirrjet dhe sinjali i parë i një urgjence, qoftë i natyrës mjekësore, qoftë i natyrës mjedisore, qoftë e natyrës kriminale duhet të vijnë në një vend dhe nga ai vend duhet të shpërndahen, në një godinë, në një njësi të ndarë, ose më saktë në një trupë të ndarë në tre njësi të ndryshme totalisht autonome nga njëra tjetra por me të njëjtin sistem”..

Rama gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkimit të shërbimeve të urgjencës në një sistem të centralizuar për të përmirësuar koordinimin dhe reagimin.

Ministrja Koçiu tha se “për të fuqizuar më tej këtë shërbim, duke e ditur se mjekët e urgjencës janë ata që punojnë në çdo orë, në çdo turn, i kemi dhënë prioritet formimit mjek familje dhe mjek urgjence në Fakultetin e Mjekësisë. Të gjithë ata që zgjedhin këto degë pranohen pa konkurrim, vetëm me kriterin e mesatares dhe përfitojnë menjëherë 100% të pagës bazë të mjekut. Ky prioritet që është dhënë do të bëjë një diferencë të madhe në vitet në vazhdim, duke fuqizuar më tej kapacitetet tona njerëzore”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit