Policia e Shkodrës ka arrestuar një 20-vjeçar me iniciale M.N., banues në fshatin Hoti i Ri.
Policia në lagjen “Skënderbeg” ndaloi makinën me të cilën lëvizte 20-vjeçari.
Nga kontrolli në çantën e tij gjeti një armë zjarri pushkë me municion luftarak e cila posedohej pa leje me qëllim shitjen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me municion luftarak. Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.