Epoka e Thomas Tuchel si trajner i Anglisë nisi me tre pikë të sigurta në ëembley, teksa Myles Lewis-Skelly shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar, duke ndihmuar “Tre Luanët” të mposhtin Shqipërinë me rezultatin 2-0 në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi kuqezi Armando Broja pas ndeshjes u shpreh se e prisnin këtë nivel të Anglisë. “Ka qenë ndeshje vështirë. Anglia është ekip i madh. Kemi pasur edhe ne shanset tona.
Tani jam kthyer pas një dëmtimi të gjatë. Ka qenë një sezon i vështirë për mua, por tani ishalla nuk kam dëmtime. E dija që nuk do të luaja që nga minuta e parë, pasi nuk mund të luaja për 90 minuta” tha ai.