Nuk e lejuan t’i jepte lamtumirën e fundit të atit pak ditë më parë por vetëm sot. Gjykata Speciale lejoi Hashim Thaçin të vinte sot në Kosovë pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçit. Ish-presidenti me një kurorë me lule shkoi tek varri i babait.
“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetë vetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total”, shkruan Nasim Haradinaj.
Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi vdiq më 16.03.2025. Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të enjten ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit leje për vizitë i tha Gjykata Speciale, e cila po gjykon për krime të pretenduara të luftës.
Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë – qytetin holandez ku e ka selinë kjo gjykatë.