Mëngjesin e sotëm xhamia në Shupenzë të Bulqizës ëdhtë përfshirë nga flakët dhe si pasojë është djegur një pjesë e madhe e saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha është larguar nga objekti fetar.
Menjëherë kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të shuar flakët. Ndërsa policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur shkaqet e zjarrit.