Policia e Dibrës ka arrestuar një 53-vjeçar me iniciale L.D., banues në Klos pasi humbi kontrollin e furgonit dhe përplasi të miturin që ndodhej në anë të rrugës.
I mituri menjëherë u dërgua në spital por për shkak të plagëve të marra nuk mundi që të mbijetojë. Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e aksidentit.