Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në transfertën e Anglisë në një ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ndeshja do të nisë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të mbushur plot.
Djemtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo synojnë të thyejnë një tabu, pasi Shqipëria ka regjistruar vetëm humbje përballë “Tre Luanëve” në përballjet e mëparshme. Formacionet zyrtare për këtë ndeshje janë tashmë publikuar, dhe trajnerët Silvinjo dhe Tuhel kanë shuar dilemat për formacionet në mbrojtje dhe sulm.