Bisedimet mes SHBA dhe Ukrainës për marrëveshjen e mineraleve vazhdojnë ende, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.
“Ukraina ishte gati për të nënshkruar marrëveshjen në Jeddah. Dëgjuam nga pala amerikane se ata dëshirojnë të kenë konsultime të mëtejshme”, tha ai gjatë një konference
Ekipet ukrainase dhe amerikane po diskutojnë marrëveshjen dypalëshe, pas diskutimeve të 11 marsit.
Donald Trump kishte deklaruar se SHBA do të nënshkruajë një marrëveshje me Ukrainën për mineralet dhe burimet natyrore, duke theksuar rëndësinë e tokave të rralla me vlerë të jashtëzakonshme.
“Një nga gjërat që po bëjmë është nënshkrimi i një marrëveshjeje, shumë shpejt, në lidhje me tokat e rralla me Ukrainën që kanë vlerë të jashtëzakonshme”, tha Trump.
“Ne do të donim të shihnim që lufta merr fund dhe mendoj se po ia dalim shumë mirë në këtë drejtim”, tha ai, ndërsa shtoi se beson se do arrihet një marrëveshje.