Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand duka ka reaguar në rrjetin social në facebook për sfidën sot me Anglinë.
Duka shprehet se përballë janë kundërshtarë të fortë, por sipas tij kjo e motivon kombëtaren që të të vazhdojnë dhe të jenë më motivues. Ai nënvizon që kombëtarja ka lojëtarë të mirë dhe do të japin maksimumin në fushën e lojës.
“Nisim sot një tjetër sfidë, me besimin se mund të realizojmë një ëndërr! Përballë kemi kundërshtarë të vështirë, duke nisur nga Anglia me të cilën ndeshemi sot në “Wembley”.
Gjithsesi kjo nuk duhet të na zbrapsë, por të na motivojë, të na bëjë bashkë, të përpiqemi dhe të vazhdojmë të jemi frymëzues për shqiptarët kudo që jetojnë. Kombëtarja jonë ka gjithashtu lojtarë të mirë, Kombëtarja jonë ka cilësi, Kombëtarja jonë ka zemër, shpirt dhe do të japë maksimumin në fushën e lojës.
Në fund mund të bëjmë atë që nuk e kemi bërë asnjëherë, të shkojmë në një Kampionat Botëror. Me besim, këmbëngulje, duke qenë një trup i vetëm, lojtarë, staf e tifozë, gjithçka është e mundur!” shkruan Duka.