Në tragjedinë që ndodhi në Koçan para disa ditësh humbën jetën 59 persona dhe u lënduan rreth 150 të tjerë.
Delegacioni i BE-së në Maqedoni njoftoi se përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, 38 të lënduar nga zjarri në Koçan deri tani janë evakuuar në spitalet anembanë Evropës.
Ata shprehën mirënjohjen e tyre të madhe për ekipet mjekësore të Maqedonisë për përkushtimin e tyre të palodhur, por edhe për vendet e huaja për transportin dhe trajtimin e pacientëve.
Deri tani 101 pacientë janë dërguar për mjekim jashtë vendit dhe atë në Serbi, Bullgari, Slloveni, Kroaci, Greqi, Austri, Belgjikë, Lituani, Turqi, Suedi, Hungari dhe Poloni.