Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 së bashku me shërbimet zjarrfikëse i shpëtuan jetën një turist çek i cili kishte humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në malin e Dajtit.
Pas disa orësh kërkimesh gjatë natës, turisti 33-vjeçar është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është transportuar në hotelin ku po qëndronte.
Më pas ai ka falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën e shpejtë dhe profesionale.