Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se nesër, më 23 mars, do të pezullohet lundrimi i tragetit Durrës-Bari-Durrës për shkak të motit të keq.
Situata atmosferike do të përkeqësohet, me erë të fortë dhe dallgë deri në 4.5 metra, duke e bërë të pamundur lundrimin.
Po ashtu, për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit, lundrimi do të ndalojë nga ora 06:00 dhe do të rifillojë më 25 mars.