-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfimi i miturës që shpëtoi nga tragjedia në Koçan: Nuk e morëm seriozisht zjarrin!

Kryesoret

Një vajzë e mitur që shpëtoi nga tragjedia në diskotekën “Pulse” në Koçan, rrëfeu momentet e frikshme pas shpërthimit të zjarrit.

“Të gjithë po filmonin, të gjithë mendonin se ishte shaka, nuk menduan se do të përhapej kaq shpejt. Nuk e morën seriozisht. Kur këngëtari bërtiti, dola menjëherë jashtë. Para derës kishte shumë tollovi, njerëzit vraponin, nuk e di se si dola. Disa mbetën deri në fund, menduan se nuk do të ndodh asgjë”, ka treguar ajo sipas klan.mk.

Ajo shtoi se diskoteka kishte 50% më shumë njerëz se sa ishte e lejuar dhe shumë vizitorë hynë pa biletë. Në tragjedinë e 16 marsit, humbën jetën 59 persona, përfshirë 6 të mitur, dhe mbi 200 të tjerë u lënduan.

“Çdo fundjavë kam shkuar në diskotekë. Atë natë kishte shumë njerëz, 50% më shumë se sa lejohej. Shumë njerëz që i njoh dhe tani janë lënduar, hyjnë pa biletë. Edhe pse thonë se janë shitur 500, shumë njerëz hyjnë pa bileta”, ka treguar ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit