-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: 5 vite pa taksa për ata që kthehen dhe investojnë në Shqipëri

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një fjalim nga Napoli ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për ata që janë në nevojë, duke shtuar se projektet e ardhshme do të fokusohet në uljen e varfërisë dhe rritjen e mundësive për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ai nënvizoi se Shqipëria ka potencialin për t’u bërë një vend më i pasur dhe më i zhvilluar, duke përdorur burimet natyrore që disponon.

“Projekti i PD është më madhështori, më i bukur më fantastik që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Kushdo ka patur fatin të shoh një pikturë të Ibrahim Kodrës, ai e quan atë Shqipëria fantastike. Ky projekt u hartua gjatë  333 ditëve në arrest shtëpie, që mafia George Soros dhe Edi Rama ia rezervuan Sali Berishës.

Ky projekt është aq i afërt, aq real, është në mendjen dhe zemrat tuaja, të mbarë shqiptarëve kudo që janë.

Ky projekt fillon me dhembshurinë ndaj atyre që janë në nevojë, që numërojnë kafshatën në Shqipëri, që nuk marrin dot ilaçet, që në spitale nuk mjekohen dot.

Siç thotë Mahatma Gandhi, duhet të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë. Ne kemi vendosur të përcaktojmë minimumin jetik, pagën minimale dhe pensionet, që asnjë shqiptar të mos jetë në rrezik varfërie. Shqipëria do të bëhet më e barabartë, ashtu si ju që dërgoni çdo muaj ndihmën tuaj për ata që nuk kanë mundësi. Kjo do t’ju lehtësojë edhe juve. Shqipëria nuk mund të jetë madhështore kur vuan nga skamja.

Miqtë e mi, Shqipëria madhështore është Shqipëria “Made in Albania”. Nuk ka vend në botë, as në rajon, as në Evropë, më të pasur se vendi ynë, pasi ka rezerva natyrore të pasura. Shqipëria do të bëhet madhështore kur ju të merrni pjesë. Duhet të vendosni që ato kursime të kthehen në investime në Shqipëri, për të prodhuar një Shqipëri më të zhvilluar. Keni një rol vendimtar në këtë proces. Do të ketë 5 vjet pa asnjë taksë për secilin prej jush që do të investojë në Shqipëri.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit