Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin e lartë politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel dhe gruan e tij.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet në Gaza të martën, duke fajësuar Hamasin, se braktisi marrëveshjen e armëpushimit që filloi më 19 janar dhe përfundoi gati dy muaj qetësi.
Një zyrtar në ministrinë e shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi tha se 32 palestinezë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.
Në një deklaratë, Hamasi tha se Bardaweel ishte duke u lutur së bashku me gruan e tij kur një raketë izraelite goditi tendën e tyre.
Bardaweel shpesh shfaqej në mediat lokale. Ai është një nga rreth dhjetë zyrtarë të Hamasit që raportohet se janë vrarë që kur Izraeli rifilloi operacionet ushtarake në Gaza.