-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ 14 të arrestuar dhe 12,852 gjoba për shkelje rrugore në një javë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 14 persona dhe ka proceduar 20 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor gjatë javës së fundit.

Prej tyre, 8 ishin në gjendje të dehur kur drejtonin automjetin, 3 ishin pa patentë, dhe 6 të tjerë janë arrestuar për shkelje të tjera rrugore. Gjithashtu, 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, përfshirë 6 të mitur që drejtonin automjetin pa patentë.

Në total, janë shqiptuar 12,852 masa administrative për shkelje të ndryshme rrugore, janë tërhequr 20 automjete që zinin hapësira të dedikuara për qarkullim, dhe janë bllokuar 17 automjete për shkelje të tjera.

Policia ka ushtruar gjithashtu kontrolle ndaj kamionëve dhe autobetoniereve, duke marrë masa ndaj 5 drejtuesve të kamionëve dhe 3 të autobetonierëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit