Ditën e mërkurë senatori italian, ish kryeministri Matteo Renzi do të vizitojë kampin e Gjadrit në Lezhë. Kjo vizitë vjen pasi gjykata italiane i dha të drejt qeverisë për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi.
Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse.
Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.