10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta feston 56 vjetorin, Monika Kryemadhi: Dhuratën këtë vit ta marrësh me 11 maj

Kryesoret

Monika Kryemadhi ka zgjedhur të urojë ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, në ditëlindjen e tij të 56-të, edhe pse ai ndodhet në qeli.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson se kjo ditëlindje është e veçantë dhe se dhurata më e bukur për të do të jetë vota e qytetarëve më 11 maj.

Postimi i Monika Kryemadhit

I uroj ditëlindjen Ilir Metës sot në 56 vjetorin e tij. Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër por ka një veçori komplet tjetër në këndvështrimin tim.

Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në rradhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal.

Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë.

Gëzuar ditëlindjen Ilir Metaj!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit