-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentuan të futeshin ilegalisht në Britaninë e Madhe, arrestohen 3 shqiptarë

Kryesoret

Tre persona, mes tyre dy shqiptarë janë arrestuar pasi futën një grua dhe një fëmijë 6-vjeçar ilegalisht në Britaninë e Madhe me anë të një kamioni.

Sipas komunikatës për media të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), treshja u arrestua nga oficerët e agjencisë mëngjesin e 23 marsit, pasi kamioni mbërriti me një traget nga Hook of Holland në portin e Killingholme në North Lincolnshire.

Ai u kontrollua nga Forcat Kufitare, të cilët po punonin me NCA-në. Gruaja dhe fëmija, të dy shqiptarë, u gjetën të fshehur në kabinën e kamionit dhe iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.

Oficerët e NCA-së arrestuan shoferin e kamionit 36-vjeçarin nga Polonia, pasi akuzohet për bashkëpunim në emigracion të paligjshëm dhe pritet të dalë sot para Gjykatës Magjistrale të Grimsby-t.

Më pas u arrestuan edhe dy shqiptarë të moshës 44 dhe 26 vjeç pak milje larg portit ku u ndalua kamioni. Ata ishin nisur me makinë nga zona Hendon e Londrës dhe dyshohej se po shkonin për tek kamioni në të cilin u gjetën gruaja dhe fëmija 6-vjeçar.

44-vjeçari u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa 26-vjeçari mbetet në paraburgim pasi besohet se është subjekt i një Njoftimi të Kuq të Interpolit, si pasojë e të cilit ai mund të ekstradohet në Itali, ku dhe kërkohet në lidhje me veprat penale të trafikut të drogës.

‘Hetimi ynë për këtë incident po vazhdon’, tha Jacque Beer, Shefi Rajonal i Hetimeve të NCA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit