Kreu i PD, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk drejton më Bashkinë e Tiranës që kur dha dorëheqjen si kryetar bashkie.
Berisha e quajti këtë deklaratë të pavërtetë dhe shtoi se Erion Veliaj emëroi një tjetër zonjë në vend të tij, por kjo zonjë u kërcënua nga Rama dhe u largua nga pozita.
“Që Edi Rama drejton Bashkinë e Tiranës kjo është e faktuar. Anuela Ristani u shkarkua nga kryetari në qeli, Erion Veliaj. U emërua një zonjë tjetër, e cila u thirr dhe u kërcënua nga Rama. Ajo u dëbua nga puna, sepse Erion Veliaj i delegoi firmën, si njeriu që duhet të kryente punën në vend të tij. Rama ka ndërhyrë në mënyrë brutale në emërimet dhe shkarkimet në Bashkinë e Tiranës. Ligji e ndalon çdo akt të pushtetit qendror në pushtetin vendor. Pushteti qendror mund t’i adresohet gjykatës për ndonjë punë që ndoshta vihet re nuk bëhet mirë në pushtetin lokal, por rruga është nga gjykata. Rama lavdëron Altin Dumanin, se po mos ishte Dumani, Rama do ishte aty ku e meriton”, tha Sali Berisha.