-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Ilir Meta në 11 maj do të dalë deputeti më i votuar në Shqipëri

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli, do të dalë deputeti më i votuar në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit.

Blushi tha se Meta është simbol i qëndresës, i listave të hapura dhe i kauzave të mëdha.

“Meta është tanimë simboli i listave të hapura, simboli i qëndresës dhe simboli i misionarit për kauzat e mëdha. Të mos harrojmë se në vitin 2008 Ilir Meta hyri në grevë urie për këto ndryshime kushtetuese që bunkerizuan listat.

Meta zgjodhi që në 11 maj të kandidonte në lista të hapura në qarkun e Tiranës dhe në 11 maj ai do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Meta nuk ndodhet në kushte normale për shkak të izolimit ekstrem dhe mundësisë së kufizuar për të komunikuar me zyrtarë të Partisë së Lirisë. Javën e kaluar ma refuzuan edhe mua të drejtën e takimit me Metën pa arsye”, tha Blushi në emisionin “Debat” në A2 CNN.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit