Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona pasi iu ka gjetur drogë me vlerë prej 15 mijë euro. Në magjistralen Prishtinë-Podujevë u ndalua një makinë e dyshuar në të cilën ndodheshin dy të dyshuar për shitjen e narkotikëve.
Gjatë kontrollit në makinë u gjet një sasi e substancës narkotike e llojit marijuanë me peshë prej 10.4 gram.
Policia ka vazhduar më pas operacionin dhe ka arrestuar edhe personat e tjerë të përfshirë. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar një paketim e dyshuar si marijuanë me peshë 1063.8 gram, një sasi e llojit kokainë me peshë 22.6 gram dhe tri peshore digjitale.
Nga personat e dyshuar, dy prej tyre me urdhër të prokurorit janë liruar, dhe dy të dyshuarit e tjerë janë dërguar në paraburgim për 48 orë.