Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Duhanas,në vendin e quajtur “Ura e Bratit”.
Makina tip BMW, me targa AA 049 OB duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrëfikëse të cilët nxjerrë drejtuesin e makinës Adnand Çala,banues në fshatin Duhanas.
Dyshohet se shkak për aksidentin dhe daljen e mjetit nga rruga është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.