Gjykata e Lartë do të vendosë sot për rekursin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili është dënuar me dy vite burg për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.
Llalla, i cili aktualisht ndodhet në Itali dhe ka pasaportën të bllokuar, ka apeluar vendimin në gjykatën më të lartë. Ai është dënuar për fshehje pasurie në tri raste dhe i janë sekuestruar pasuri, përfshirë një apartament në Durrës dhe toka në periferi të Tiranës.
Përveç dënimit me burg, Llalla ka marrë edhe një dënim plotësues që e ndalon për 5 vite të ushtrojë funksione publike.