22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I prenë rrugën, e zbritën dhe e rrahën! Si ndodhi sherri me plumba në Kamëz?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga konflikti që ndodhi dje në Kamëz mes tre personave që përfundoi me një të plagosur me grushte, shkelma dhe sende të forta. Pati edhe të shtëna me armë, por fatmirësisht në ajër. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy persona, autorë të dyshuar për plagosjen e 38-vjeçarit. Sekuestrohen një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim Marjo Boja 26 vjeç dhe Erson Boja 30 vjeç, të cilët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit R. V., 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e Marjo Bojes shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit