Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me një mesazh audio nga qelia shprehet se opozita e ka rrugën e qartë drejt për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Akuzat për 12 vitet e qeverisjes socialiste ishin të shumta. Besimplotë për fitoren në 11 Maj.
“Ndaj fitorja me 84 mandate e opozitës garanton edhe hapjen e plotë të listave edhe pa Ramën. Për këtë garanci është edhe Partia e Lirisë që ka qenë kundër mbylljes së listave, për këtë garantë është edhe vetë Berisha por edhe 40 deputetë të opozitës që do të zgjidhen nga listat e hapura” tha ai.