Kremlini ka publikuar një listë të objekteve energjetike që thotë se janë nën një moratorium të përkohshëm ndaj sulmeve.
Sipas mediave të huaja, Kremlini thotë se kjo listë është rënë dakord nga delegacionet ruse dhe amerikane.
Në to përfshihen: Rafineritë e naftës, tubacionet e naftës dhe gazit dhe objektet e magazinimit, duke përfshirë stacionet e pompimit. Infrastruktura e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike, duke përfshirë termocentralet, nënstacionet, transformatorët dhe shpërndarësit. Centralet bërthamore dhe diga hidroelektrike.
Kremlini tha se moratoriumi është i vlefshëm deri më 17 prill dhe mund të zgjatet me marrëveshje të përbashkët.
“Në rast të shkeljes së moratoriumit nga njëra palë, pala tjetër ka të drejtë ta konsiderojë veten të lirë nga detyrimet për ta zbatuar atë”, thuhej më tej në njoftimin e Kremlinit.