13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia dhe Ukraina ranë dakord për armëpushim detar/ Zelensky: Kremlini po gënjen për kushtet

Kryesoret

Shtëpia e Bardhë deklaroi sot se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për armpushimin detar në Detin e Zi.

Uashingtoni publikoi më herët deklaratën, pasi zyrtarët amerikanë u takuan me përfaqësues nga të dy vendet në Arabinë Saudite. Rusia tha se disa sanksione ndaj bankave dhe eksportuesve të ushqimit duhet të hiqen përpara se armëpushimi të hyjë në fuqi.

Presidenti Zelensky akuzoi Rusinë duke thënë se Kremlini “gënjen përsëri” për kushtet e marrëveshjes. Ai tha se Kremlini gënjen kur pretendon se armëpushimi i Detit të Zi nuk do të hyjë në fuqi pa heqjen e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

“Fatkeqësisht, edhe tani, edhe sot, pikërisht në ditën e negociatave, ne shohim se si rusët tashmë kanë filluar të manipulojnë”, tha ai.

“Ata tashmë po përpiqen të shtrembërojnë marrëveshjet dhe, në fakt, të mashtrojnë ndërmjetësit tanë dhe të gjithë botën”, shtoi Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit