-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria merr 64.5 milionë euro parafinancim, Gonzato: Nxit sundimin e ligjit

Kryesoret

Shqipëria ka marrë një financim paraprak prej 64.5 milionë eurosh në kuadër të Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes së Bashkimit Evropian. Ky financim është pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe hapjen e mundësisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ka përshëndetur këtë financim, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit 🇪🇺🇦🇱!”, shkruan Gonzato.

Sipas Delegacionit të BE-së, Shqipëria mund të marrë deri në 922.1 milionë euro deri në vitin 2027.

BE miraton 922 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit