Zjarri që shpërtheu në vendgrumbullimin e mbeturinave në lagjen “24 Maji” në Vlorë është shuar, dhe situata ka filluar të stabilizohet.
Pas disa orësh përpjekje për shuarjen e flakëve, vatrat janë vënë nën kontroll dhe nuk janë regjistruar vatra të reja. Megjithatë, ende ka disa pika të nxehta që vazhdojnë të nxjerrin tym, prandaj autoritetet po e mbajnë situatën nën monitorim.
Pas shuarjes së zjarrit, Vlorë duket të ketë shpëtuar nga tymi toksik që kishte mbuluar qytetin gjatë ditëve të fundit.