-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia e spitalit të Tetovës, si shpëtuan kokat e mëdha?!

Kryesoret

Nga Naser Pajaziti

A e mbani mend?

Kjo ishte Qendra Kovid në Tetovë, që nga hapja u shoqërua me debate dhe paralajmërime se nuk ishte funksionale! Dhe ashtu ndodhi?

Natën e 8 shtatorit 2021 u shkrumbua, mori 14 jetë njerëzish dhe ende askush nuk ka dhënë llogari!

3.6 milionë euro nga buxheti i shtetit u dhanë për 17 qendra kovid, mes tyre edhe kjo që u kthye në hi në Tetovë.

Tenderin e fitoi “Brako”, kompania e ish-zv.kryeministrit Koço Angjushev, pjesë e Qeverisë së parë të Zaevit. Ministër i Shëndetësisë ishte Venko Filipçe, shoku i ngushtë i Zaevit, që sot është kryetar i LSDM-së.

Një projekt i mbushur me afera dhe korrupsion, një tragjedi e paralajmëruar që i mori jetën 14 njerëzve të pafajshëm!

Askush nuk dha llogari, përpos peshqive të vegjël, që edhe ata ja arritën të shpëtojnë falë gjyqësisë së korruptuar!

Janë bërë 3 vjet e gjysmë nga kjo tragjedi e rëndë, dhe dosja ka përfunduar në labirinthet e metastafazës krimo-gjyqësore.

Pas disa anulimeve, gjyqi ka rifilluar me gjykatës të ri. Prokuroria ka prezantuar aktakuzën ndaj ish-drejtorëve të spitalit dhe subjektit ekonomik, ndërsa pala mbrojtëse ka kundërshtuar legjitimitetin e disa dëshmive.

Rigjykimi u kërkua nga Gjykata e Apelit në Gostivar për shkak të mangësive në vendimin e parë, ku dy ish-drejtorët u dënuan me burg me kusht dhe spitali me një gjobë prej një milion denarësh. Por shpëtuan kokat kryesore!

Mos harrojmë! Mos heshtim!/ INA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit