Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Korenë e jugut në Suel, ku një gropë e madhe është hapur në mes të rrugës. Një burrë i cili po udhëtonte me motorr në lagjen Gangdong papritmas ka rënë në gropë e madhe e cila e ka thithur atë me gjithë shofer.
Sipas BBC, gropa me përmasa 20 metra e gjatë dhe 20 metra e thellë ka shkaktuar shqetësim të madh
Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e burrit të martën në mëngjes, në orën 11:00 me orën lokale, rreth 50 metra larg vendit ku ai kishte rënë. Ndërsa identiteti i burrit, rreth 30 vjeç, nuk bëhet i ditur.
Ndërsa kreu i departamentit të zjarrfikësve të Gangdong, Kima Chang-seop tha se brenda vendit të shembjes kishte rreth 2000 tonë baltë dhe ujë.
Rescue efforts continued Tuesday to locate a motorcyclist who fell into a massive sinkhole in Seoul’s Gangdong-gu district, more than 12 hours after the incident, authorities said.https://t.co/9QfY8etBXN pic.twitter.com/Uf3J7RD5Ng
— The Korea Herald 코리아헤럴드 (@TheKoreaHerald) March 25, 2025