-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç takon Sorensen: Asociacioni, kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me Peter Sorensen, dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në Beograd.

Gjatë takimit, Vuçiç theksoi se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke kërkuar angazhimin e BE-së për të mbajtur një rol të paanshëm në proces.

“Unë theksova pengesat e vazhdueshme që bën Prishtina në procesin e dialogut dhe ritheksova se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pas 12 viteve të refuzimit të Prishtinës për ta përmbushur obligimin, është parakusht për fillimin e normalizimit esencial të marrëdhënieve”, shkroi Vuçiç në rrjetet sociale.

Ai shtoi se Serbia është e gatshme për një dialog konstruktiv që mund të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Theksova pritjen se BE-ja do të rrisë angazhimin e saj dhe do të mbajë një rol të paanshëm në këtë proces. Përsërita qëndrimin e Serbisë se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet kompromisi mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit