Edhe 6 javë na ndajnë nga basti i madh i Yuri Kim: – Kush do hajë bar në 12 Maj?
Fushata ka filluar dhe kemi disa parti që po kryejnë 24 orë aktivitete.
1- Rama dhe Basha jo vetëm kanë provokuar miliona klikime në rrjete sociale por po kryejnë me dhjetra takime dhe tubime brenda dhe jashtë Shqipërisë.
2- Berisha i lodhur nga mosha, i konsumuar nga idetë dhe i rrethuar nga xhaketat e vjetra, ka paguar një amerikan që të vij dy herë të thotë ndonjë mashtrim në emër të “Amerikës” pa adresë dhe të iki me xhepin plot.
Partitë e reja pa dyshim janë risia interesante e kësaj fushate elektorale.
3- Adriatiku dhe Endri kanë sjell një model ndryshe dhe kanë ngjallur shpresën për ndryshim.
4- Agron Shehaj me sukses po ngre një të djathtë që prej 20 vitesh u shkatrrua nga PD.
5- Arlind Qorri po konsolidon profilin e politikanit pa kompromise dhe një të majte ideale.
6- Elena Kocaqi dhe Kreshnik Osmani synojnë të përgatisin një elektorat jashtë establishmentit.
7- Tom Doshi po rikthehet në parlament me një ambicje për të dal parti e tretë në Shqipëri.
8- Dash Shehi dhe Alibeaj po tentojnë një fraksion të djatht tradicional pa shumë zhurmë.
9- Meta sheh ëndrra nga burgu dhe i shkruan Trumpit duke i ofruar të bashkpunojnë të dy.
Ne i kemi dëgjuar çfarë premtojnë këta dhe çfarë synojnë në 11 Maj, por pyetja është: – A do japin dorëheqje nëse dështojnë keq në rezultatin e zgjedhjeve?
Në Gjermani 3 kryetarët e partive që humbën dhanë dorëheqje, po në Shqipëri?
- Berisha premton 74 mandate por çfarë ndodh nëse ai merr 44 deputet?
-
Rama premton 1 milion vota por çfarë ndodh nëse merr 700.000?
-
Meta thotë do jem më i votuari por çfarë ndodh nëse nuk bëhet as deputet?
-
Basha ishte kandidat për kryeministër, por çfarë do ndodh nëse ai katandiset tek pull?
-
Kryetarët e partive të reja thonë do fusim nga 7, 11, 20 apo 71 deputet por çfarë do bëjnë bëse vetëm emri tyre hyn në Kuvend?
Sigurisht dorëheqja në Shqipëri për një pjesë të popullit quhet dobësi, largim nga lufta apo edhe tradhëti. Problemi është që nëse Rama merr mandatin e katërt, mos largimi i Berishës apo Metës nga politika nënkupton garanci që Rama të fitojë sërish edhe në 2029.
Shqipërisë nuk i duhet çdo bëjë Tiku apo Goni nëse humbin por çdo bëjë Berisha dhe Meta.
A do e mbajnë ata peng opozitën akoma dhe demokratët ti lënë të hanë bar jeshil…….?