-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sejko ngre alarmin: Tarifat e Trump mund të dëmtojnë Shqipërinë

Kryesoret

Tarifat që ka vendosur Donald Trump për Europën do të dëmtojnë edhe Shqipërinë. Kështu deklaroi Guvernatori i BSH, Gent Sejko. Sipas tij një politikë e tillë e Donald Trump mund të sjellë pasoja negative në rritjen ekonomike dhe në inflacion.

“Në skenarin bazë, inflacioni pritet të kthehet gradualisht pranë objektivit gjatë vitit 2025. Ky parashikim faktorizon pritjet tona për një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës agregate për mallra e shërbime, një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit, si dhe për rënie të mëtejshme të inflacionit në partnerët tanë tregtarë. Paralelisht me të, ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit në afatin e mesëm.

Balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet – për momentin – neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion” – u shpreh Sejko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit