Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shtyrë për të tretën herë hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”.
Hetimet e SPAK-ut janë shtyrë deri më 23 qershor, pas kërkesës për të plotësuar informacionet e munguara në dosjen që lidhet me Ahmetaj dhe përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve. Ahmetaj ka qenë në arrati që nga korriku i vitit 2023 dhe është shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë.
Ai dyshohet se, gjatë mandatit të tij si ministër, ka mundësuar lidhjen e kontratave koncesionare për disa sipërmarrës. Ndërkohë, ka një hetim pasuror ndaj tij dhe janë sekuestruar dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.