Goli i parë i Shqipërisë ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare” nuk ishte një rastësi.
Kristjan Asllani dhe Rei Manaj shkëmbyen një bisedë të shkurtër përpara ekzekutimit të goditjes së dënimit, ku mesfushori i Interit i bëri me shenjë Manajt që të sulmonte shtyllën e parë.
Asllani e krosoi topin në atë drejtim dhe Manaj e shfrytëzoi mundësinë për të shënuar, duke i ndëshkuar kundërshtarët në ajër.