Bashkimi Europian do t’i përgjigjet tarifave të reja prej 25% të nënshkruara sot nga presidenti amerikan Donald Trump për makinat e importuara që hyjnë në SHBA.
Komisioni Europian përmes zëdhënësit, Olof Gill thotë se është duke përgatitur përgjigjen e tij për tatimin që hyn në fuqi më 2 prill. Gill deklaroi se nuk mund të jepte një datë të saktë se kur BE do të vendoste tarifa reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara, por tha se mund të jepte garanci se përgjigja do të ishte e fortë dhe në kohën e duhur për të arritur efektet e synuara.
“Nëse është e nevojshme, ne do të japim një përgjigje të fortë, proporcionale, të fuqishme dhe të mirëkalibruar dhe në kohë ndaj çdo mase të padrejtë dhe kundërproduktive nga SHBA-ja”, shprehet Olof Gill, zëdhënësi i KE-së.